Mark Zuckerberg ka gati një aplikacion të ri

mark-zuckerberg-ka-gati-nje-aplikacion-te-ri

Clubhouse është një aplikacion relativisht i ri që u shfaq në vitin 2020. Clubhouse është një platformë e audio bisedave ku një përdorues mund të marrë një telefonatë nga dikush që tashmë e përdor shërbimin.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhë nga vetë Facebook thuhet se gjiganti amerikan i teknologjisë tashmë është duke punuar për zgjidhje të reja, për tu ofruar përdoruesve të saj opsione të reja komunikimi.

Në mesin e shërbimeve të reja që pritet të vijnë nga Facebook, por me gjasë me një aplikacion të ndarë dhe të pavarur nga rrjeti social do të jetë edhe mundësia e komunikimit me audio mesazhe. Por nuk dihet nëse Facebook po planifikon të përdorë brenda këtë tipar të ri brenda shërbimeve dhe aplikacioneve të saj.