Maqedonia e Veriut porosit vaksinat kineze

maqedonia-e-veriut-porosit-vaksinat-kineze

Korrespondentja e Euronews Albania në Shkup, tregoi se ende nuk është saktësuar se RMV po lidh një marrëveshje me Republikën e Kinës.

“Qeveria ka njoftuar se janë në negociata me Kinën për furnizim me vaksina për shkak se kjo ju ka mbetur si alternativë e vetme si pasojë e vonesave të Pfizer dhe se nuk kanë arritur të marrin vaksina nga mekanizma të tjerë,” – tregoi Iljazi.

Siç raportoi dhe gazetarja duke qenë se ende nuk ka asnjë informacion nga programi COVAX apo nga Pfizer, vaksinimi pritet të nisë me vaksinat kinezë, fillimisht te personeli shëndetësor e më tej.

Plani përfundimtar i shtetit është vaksinimi i 60% të popullatës.

Ndërkaq, numri i infektimeve me COVID në Maqedoninë e Veriut prej ditësh ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 336 raste të reja dhe 10 viktima. Më i lartë ka qenë numri i të shëruarve, ku në 24 orë kanë fituar betejën me virusin  336 pacientë.