Maqedoni e Veriut, imamët e xhamisë falin namazin e teravisë në xhami të zbrazura

maqedoni-e-veriut,-imamet-e-xhamise-falin-namazin-e-teravise-ne-xhami-te-zbrazura

Për shkak të masave të kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, masë e cila zbatohet nga ora 20 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit, shumë imamë të xhamive në mbarë vendin kanë falur namazin e teravisë në xhami të zbrazura pa besimtarë muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe nga disa vende të tjera të rajonit, ku ora policore zbatohet në orët më të vona, përkatësisht pas përfundimit të namazit të teravisë, në Maqedoninë e Veriut besimtarët muslimanë nuk kanë mundësi të falin namazin e teravisë për shkak të masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Kjo zbrazëti është vërejtur në të gjitha xhamitë e vendit, përfshirë edhe në xhaminë Mustafë Pasha në Shkup, ku nuk mungonte ndriçimi i xhamisë pasi imami Sadık Doğan i vetëm brenda xhamisë ka falur namazin e teravisë së parë që shënon fillimin e Muajit të Ramazanit.

Më 11 mars, autoritetet në Maqedoninë e Veriut fillimisht vendosën orë policore nga ora 22 në mbrëmje deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa më vonë nga 6 prilli u vendos që ora policore të fillojë nga ora 20, masë e cila do të vazhdojë deri më 20 prill me gjasë të zgjatjes në varësi të situatës epidemiologjike në vend.

Maqedonia e Veriut së fundmi regjistroi 193 raste të reja të koronavirusit dhe 34 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në 142.034, ndërsa numrin e vdekjeve në 4.262. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 19.978.

The post Maqedoni e Veriut, imamët e xhamisë falin namazin e teravisë në xhami të zbrazura appeared first on Mesazhi.com.