Maqedoni e Veriut, 476 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19

maqedoni-e-veriut,-476-raste-te-reja-dhe-9-viktima-nga-covid-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 476 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 9 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 95.347, ndërsa numri i viktimave në 2.955.

Vendi po ashtu ka regjistruar 407 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 85.846 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 474.280 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.863 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 6.546 raste aktive me COVID-19.

The post Maqedoni e Veriut, 476 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.