Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 72 raste të reja me COVID-19

maqedoni-e-veriut,-13-te-vdekur-dhe-72-raste-te-reja-me-covid-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 89.463, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 13 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.739.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 74.800, përfshirë 1.023 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 11.924

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 793 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 435.361.

The post Maqedoni e Veriut, 13 të vdekur dhe 72 raste të reja me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.