Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19

maqedoni-e-veriut,-10-te-vdekur-dhe-403-raste-te-reja-me-covid-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 403 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 88.389, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 10 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.682.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 69476, përfshirë 339 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.231.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.118 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 428.006.

The post Maqedoni e Veriut, 10 të vdekur dhe 403 raste të reja me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.