Malta lehtëson kufizimet, përgatit pasaportën e vaksinimit

malta-lehteson-kufizimet,-pergatit-pasaporten-e-vaksinimit

“Malta do të jetë një nga vendet e para që do të miratojë një sistem certifikimi, idealisht para 1 qershorit”, sqaroi ai.

Aktualisht, Malta është në bisedime dypalëshe me Britaninë e Madhe dhe Izraelin për të lejuar udhëtimin falas për udhëtarët plotësisht të vaksinuar drejt dhe nga ato vende, si edhe është në rrugën e duhur për të qenë shteti i parë anëtar i BE-së që ka një popullsi plotësisht të vaksinuar, raporton ATSh.

Deklarata e Bartolo vjen ndërsa Malta lehtëson gradualisht kufizimet e saj të fundit COVID-19, të prezantuara në mars pas një rritje të papritur të numrave të rasteve.

Numri i rasteve për shkak të virusit është zvogëluar në javët e fundit dhe po kështu edhe normat e shtrimit në spital, duke bërë që autoritetet të heqin gradualisht kufizimet e shëndetit publik.