Malajzia përjashton AstraZeneca nga lista e vaksinimit

malajzia-perjashton-astrazeneca-nga-lista-e-vaksinimit

Qeveria malajziane ka përjashtuar vaksinën e re të koronavirusit AstraZeneca nga Lista e Programit Kombëtar të Imunitetit Covid-19 për shkak të shqetësimeve për mpiksjen e gjakut.

Ministri i Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Malajzisë, Hayri Jamaladdin ka deklaruar se ata morën parasysh dyshimet e njerëzve edhe pse nuk është vërtetuar që nuk ka asnjë rrezik nga përdorimi i vaksinës “AstraZeneca”.

Hayri ka deklaruar se kjo vaksinë u përjashtua nga lista pas takimit që kishte pasur me Kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë.

“Për të mos i lënë të shkojnë dëm stoqet që kemi me vaksinën e llojit AstraZeneca, ne do ta procedojmë këtë vaksinë vetëm tek qytetarët vullnetarë”,- sqaroi ministri Hayri.

Qeveria malajziane arriti një marrëveshje për të siguruar 66,7 milionë doza të vaksinave të ndryshme, si: Pfizer-Biontech, Sinovac, CanSinoBIO dhe Sputnik V.

Deri më sot 1 milion 335 mijë e 641 njerëz janë vaksinuar në vendin me rreth 32 milionë banorë. Synimi i qeverisë është të sigurojë një imunitet prej 70%. /trt

The post Malajzia përjashton AstraZeneca nga lista e vaksinimit appeared first on Mesazhi.com.