Lutja për prindërit

lutja-per-prinderit

Më tregoi një shoqe, së cilës para pak kohësh i kishte vdekur nëna, se si ajo ishte lutur ‎shumë për nënën e saj, që Allahu t’ia lehtësojë jetën e varrezave.‎

Ajo më tregoi se e kishte parë në ëndërr nënën e saj në varr, që varri i saj ishte bërë ‎shumë i gjerë dhe i ndritshëm. Ishte bërë i madh, hapësirë e madhe, prej ku po ‎shpërthente drita.

Ajo më tha se nëna e saj, në atë moment i kishte treguar, se të gjitha lutjet që i bënte ‎vajza e saj për të, po arrinin tek ajo, dhe se banorët e tjerë të varrezave po e xhelozonin.

‎Allahu ekber.‎

Nëse prindërit tanë janë të gjallë, por nuk janë të udhëzuar, le ta lusim Allahun e ‎Plotfuqishëm për udhëzimin e tyre. Nëse prindërit tanë janë të gjallë, le ta lusim shumë ‎Allahun e Plotfuqishëm për ta. ‎

Nëse, megjithatë, prindërit tanë kanë vdekur, le të mos i harrojmë në lutjet tona.‎

Përkthim: Miftar Ajdini