Lumi Mirusha përsëri ka dalë nga shtrati, dy ura janë të mbuluara me ujë

lumi-mirusha-perseri-ka-dale-nga-shtrati,-dy-ura-jane-te-mbuluara-me-uje
Si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët. Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.
Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë./Lajmi.net/