Lul Raka si kryesues i Bordit Këshilldhënës: Nuk kemi thënë të bëhet lehtësimi i masave

lul-raka-si-kryesues-i-bordit-keshilldhenes:-nuk-kemi-thene-te-behet-lehtesimi-i-masave

Sipas Rakës, Qeveria nuk e ka konsultuar atë në lidhje me lirimin e këtyre masave edhe pse e kryeson bordin këshilldhënës.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës”. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtrirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, thuhet në publikimin e Rakës.

Në anën tjetër, Qeveria në vendim ka thënë se masat janë marrë pasi janë konsultuar me Institutitin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Lajmi.net/