LIVE nga vendi i ngjarjes, policia dhe mjekësia ligjore po hetojnë vrasjen e të riut në Prishtinë

live-nga-vendi-i-ngjarjes,-policia-dhe-mjekesia-ligjore-po-hetojne-vrasjen-e-te-riut-ne-prishtine

Gazetarët e lajmi.net nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se policia dhe mjekësia ligjore janë duke ekzaminuar dhe po i bëjnë hetimet e para lidhur me këtë rast, shkruan lajmi.net.

Nga policia e Kosovës për lajmi.net kanë konfirmuar se lidhur me këtë rast një person është arrestuar dhe gjithashtu është konfiskuar një armë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

LEXO EDHE: Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari – zbardhen detajet e para të rastit

Gjithashtu, burime të lajmi.net kanë treguar se bëhet fjalë për konflikt familjar, ku dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri mbi të birin e tij.

LEXO EDHE: Vrasje e rëndë në Prishtinë, babai qëllon për vdekje djalin e tij

Të njëjtat burime i kanë thënë lajmi.net se viktima është biznesmeni nga Prishtina, Albert Krasniqi i cili është i njohur për publikun si burri i ish-missit, Besa Gashi dhe gjithashtu për sherrin e tij me reperin nga Shqipëria, Noizy para disa vitesh në Prishtinë.

LEXO EDHE: Personi që u vra sot në Prishtinë është Albert Krasniqi

Lajmi.net më poshtë iu sjell video LIVE nga vendi i ngjarjes dhe gjithashtu do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin. /Lajmi.net/