Lista Serbe pretendon të marrë më shumë se dhjetë deputetë

lista-serbe-pretendon-te-marre-me-shume-se-dhjete-deputete

Nëntorin e vitit 2020, deputeti nga radhët e komunitetit goran, Adem Hoxha e la grupin 6+ për të ju bashkuar Listës Serbe.

Kështu kjo parti u faktorizua në Kuvendin e Kosovës me njëmbëdhjetë deputetë gjithsej.

E këtë matematikë partia që haptazi thotë që merr urdhëra nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do e praktikoj edhe në këto zgjedhje.

Goran Rakiq pas dorëzimit të listës së tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka thënë që Lista Serbe nuk do i përfaqësoj vetëm serbët.

Nenad Rashiq, njëri nga pjesëtarët e komunitetit serb që e ka kundërshtuar Listën Serbë ndër vite ka thënë që kjo parti po tenton të zgjerojë fuqinë e saj në Kuvendin e Kosovës.

Edhe Elbert Krasniqi nga IRDK, Partia e Komunitetit Egjiptian thotë që votuesit nga radhët e komunitetit duhet të jenë të kujdesshëm se kënd do e votojnë në këto zgjedhje.

Por bashkëpunimi me kandidatë të komuniteteve për ti bërë më pastaj pjesë të grupit të tyre në kuvend nuk është veprimi i vetëm që po bën Lista Serbe.

Nenad Rashiq  nga PDP tregon edhe sulmet që po i behën nga Lista Serbe serbëve që nuk po e mbështesin partinë e Aleksandër Vuçiqit.

E tek komunitetet është parë një vullnet për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Njëzet ulëse në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për komunitetet jo shumicë.

Dhjetë për komunitetin serb, 3 për komunitetin boshnjak, 2 për komunitetin turk, 1 për komunitetin rom, 1 për komunitetin ashkali dhe një për komunitetin egjiptian dhe një për komunitetin goran.