Lirohet nga spitali vëllai i Astrit Ademaj, është i plagosur në dorë

lirohet-nga-spitali-vellai-i-astrit-ademaj,-eshte-i-plagosur-ne-dore

Të vdekur si pasojë e të shtënave me armë mbetën Astrit Ademaj si dhe Blerand Kadriaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Por në këtë rast i plagosur ishte vëllai i kandidatit të PDK-së, për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, Avniu.
I njëjti tashmë është liruar nga spitali i Pejës ku edhe po mjekohej.

Kjo është bërë e ditur nga mjeku kujdestar, Sadri Berisha, i cili theksoi se i njëjti është plagosur në pjesën e dorës dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

“Është i plagosur në dorë gjendja e tij është stabile. Është i liruar prej anës mjekësore”tha ai./Lajmi.net/