Lira turke arrin vlerën më të lartë ndaj dollarit amerikan në 6 muajt e fundit

lira-turke-arrin-vleren-me-te-larte-ndaj-dollarit-amerikan-ne-6-muajt-e-fundit

Lira turke ka vazhduar forcimin e saj kundrejt dollarit amerikan të hënën, duke arritur vlerën më të lartë në gjashtë muajt e fundit, në saje të zotimit të vendit për të hapur një epokë të re në ekonominë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u këmbyer me 6,9979, kursi i këmbimit të dollarit amerikan kundrejt lirës turke ka shënoi nivelin e tij më të ulët që nga 5 gushti i vitit 2020, shkaktuar nga paralajmërimi i presidentit Recep Tayyip Erdoğan lidhur me propozimin ambicioz të reformave ekonomike dhe ligjore vitin e kaluar, lëvizjet e përshtatshme me tregun të ekipit të ri të Turqisë per menaxhimin e ekonomisë dhe qëndrimi i shtrënguar i politikës monetare të Bankës Qendrore, duke i dhënë përparësi stabilitetit të çmimeve.

Forcimi i lirës turke ndaj monedhave të tjera u përshpejtua në saje të hapave të normalizimit të ndërmarra nga vëzhguesi bankar i Turqisë, kthimi i Bankës Qendrore në zbatimin e politikave të pranuara dhe përdorimi efektiv i besueshmërisë dhe kanaleve të komunikimit.

Kursi i këmbimit të dollarit amerikan kundrejt lirës turke arriti kulmin në 8,5832 nëntorin e kaluar.

The post Lira turke arrin vlerën më të lartë ndaj dollarit amerikan në 6 muajt e fundit appeared first on Mesazhi.com.