Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabile

limaj-uron-lvv-ne:-eshte-koha-per-pune-dhe-qeveri-stabile

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj  ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Limaj tha se do të vazhdojnë të vëzhgojnë punën e atyre që populli ua besoi votën.

“T’i uroj fituesit e zgjedhjeve besimin e popullit. Nuk ka asnjë arsyeje, është koha e punës. Ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për punë dhe qeveri stabile”, tha ai.

Tha se ata që kanë votuar partinë e tij, janë vota të shpirtit.

“Ne si nismë do të vazhdojmë fuqishëm dhe të jemi zëdhënës i atyre aktivistëve. Janë mishëruar me kauzën tonë. Shumë vajza e djm të lindur pas luftës ndihen çlirimtarë. Këtë radhë nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Por në asnjë mënyrë nuk do të ndal zërin për promovimin e kauzës tonë për promovimin e vlera kombëtare dhe njerëzore. Kosova është mbi të gjitha dhe zëri i çlirimtarëve do të rritet dhe promovohet”, ka thënë ai.

The post Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabile appeared first on Mesazhi.com.