Limaj nga odat e Drenicës: Nuk do të lejojmë të shkatërrohen përpjekjet për liri

limaj-nga-odat-e-drenices:-nuk-do-te-lejojme-te-shkaterrohen-perpjekjet-per-liri

Limaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se me qytetarët atje kanë bashkëbiseduar për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

“Pas 14 shkurtit, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit tanë në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare”, ka shkruar Limaj.