Lidhja në mes të namazit dhe furnizimit /tregim udhëzues/

lidhja-ne-mes-te-namazit-dhe-furnizimit-/tregim-udhezues/

Një rob i zellshëm i Allahut hyri në dhomën e gruas së tij dhe i gjeti fëmijët duke fjetur.

Ai e pyeti gruan e tij: “A e kanë
falë fëmijët namazin e jacisë?”

Ajo u përgjigj: “Nuk kisha asgjë
për t’i ushqyer, kështu që i argëtova dhe i vura në gjumë para se të faleshin.”

“Zgjoji ata!”– tha ai.

“Nëse i zgjoj, ata do të qajnë nga
uria dhe nuk kam asgjë për t’i ushqyer!”
– u përgjigj ajo.

“Më dëgjo mua, unë jam i detyruar
t’i urdhëroj ata të falen, kurse furnizimi i tyre nuk është detyrimi im. Zgjoji
ata përnamaz, kurse furnizimi i tyre është tek Allahu!”

Allahu thotë:“Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë
namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të
furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.”
(Taha, 132)- tha ai.

Nëna iu bind dhe i zgjoi fëmijët e saj që
të falen. Pasie mbaruan namazin, dikush trokiti në derë. Ishte një fqinj i
pasur, i cili e solli një tepsi plotë me ushqime të llojllojshme.

“Merre këtë për familjen tënde”, i tha ai mikpritësit.

Kurse ky e pyeti: “Çka është
ajo?”

Ai iu përgjigj:“Më vizitoi një nga
personalitetet e këtij vendi, dhe unë këtë ushqim e përgatita apostafat për të.
Mirëpo, ne u acaruam në bisedë dhe u grindëm para se të hanim, dhe ai u betua
se nuk do të hante asgjë dhe shkoi. Unë e mora ushqimin me vete dhe i thash vetvetes:
‘Këtë ushqim do t’ia jap atij tek dera e të cilit më ndalojnë këmbët.’Dhe ja, unë
u ndala para derës sate. Pasha Allahun, nuk e di se çka më solli para derëssate!”

“O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin edhe prej pasardhësve të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!” (Ibrahim, 40)

/Akos.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)