Lëndohen 6 persona në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

lendohen-6-persona-ne-nje-aksident-trafiku-ne-rrugen-mitrovice-prishtine

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Në aksident ishin të përfshira tri vetura, transmeton lajmi.net.

“Sipas informative të para jemi njoftuar se rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë“, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti./Lajmi.net/