LDK shpresoi në Llap, por përfundon numërimi dhe VV merr afro 60% të votave në këtë komunë

ldk-shpresoi-ne-llap,-por-perfundon-numerimi-dhe-vv-merr-afro-60%-te-votave-ne-kete-komune

Nga ora 19:00 kur edhe janë mbyllur vendvotimet, KQZ bëri edhe nisjen e numërimit të këtyre votave.

Deri më tani në nivel vendi janë numëruar afro 800 mijë vota, ndërsa numërimi ka përfunduar në komunën e Podujevës, një prej komunave më të mëdha në vend.

Në këtë komunë që njihej si bastion i LDK-së deri në zgjedhjet e kaluara lokale ka fituar bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me afro 60%, apo saktësisht 59.45 përqind, transmeton lajmi.net.

Pas VV-së renditet LDK-ja me 24.14%, ndërsa parti e tretë doli të jetë PDK-ja me 11.54%.

Ndryshe Podujeva ishte një ndër shpresat më të mëdha të LDK-së për t’i ofruar LDK-së dorën e fitores në këto zgjedhje./Lajmi.net/