Latifi për deklaratat e Shefqet Krasniqit: Frikacake dhe hipokrite gratë në pushtet që nuk po reagojnë

latifi-per-deklaratat-e-shefqet-krasniqit:-frikacake-dhe-hipokrite-grate-ne-pushtet-qe-nuk-po-reagojne

Latifi ka akuzuar presidentin, Qeverinë dhe Kuvendin e mbushur me gra që, sipas tij, nuk po guxojnë të ngritën kundër deklaratave të Krasniqit, e që sipas tij po i poshtëron gratë.

Kjo për shkak se sipas Latifit, hoxha Krasniqi ka thënë se oda është për burra e kuzhina për gra. Latifi tha se në terma modern kjo do të thotë se vendi i grave është brenda mureve të shtëpisë, ndërkohë që sfera publike u takon veç burrave.

“Një gjë dihet mirë dhe sigurt: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune”, theksoi Latifi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Latifit:

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite. Njëjtë veprojnë edhe gazetarët që nuk kanë guximin t’ua kundërshtojnë diskursin mesjetar tipave si Shefqet Krasniqi, por, përkundrazi, edhe kur i intervistojnë qëndrojnë para tyre si besimtarë naivë e të painformuar. Një gjë dihet mirë dhe sigurtë: dhuna ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune.