Latifi: Osmani po bëhet presidente me pazare, sikur presidentët tjerë

latifi:-osmani-po-behet-presidente-me-pazare,-sikur-presidentet-tjere

Ndërkohë Latifi nuk mendon se zgjedhja e institucioneve të reja në vend do të duhej të ishte festë.

Presidenti i Kosovës nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë të votimit, pasi asnjëri nga dy kandidatët nuk arriti të marrë 80 votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërkaq kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë dhe të pavlefshme ishin 12 vota.

Tani kuvendi procedon në rrethin e dytë të votimeve, ku po ashtu kërkohen së paku 80 vota për zgjedhjen e presidentit.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.