Latifi: Kurti e pa sot se çka është Mitrovica

latifi:-kurti-e-pa-sot-se-cka-eshte-mitrovica

“Unë e mirëkuptoj edhe e çmoj mënyrën se si ka vepruar z.Kurti’, thotë Latifi në T7.

“Do të thotë, nuk ka pasur rrugë tjetër përveçse me u tërheq përndryshe ka mujt me u shkaktu incident, madje edhe gjakderdhje, të cilat pastaj do të kishin pasur pasoja për Kosovën”, shtoi ai.

“Konsideroj se ky incident faktikisht e ka shemb një nga adutët më të fuqishme të cilat Vetëvendosja i ka përdorë këtyre viteve për t’i goditur kundërshtarët”, theksoi Latifi.