Lajmet e rreme dhe ndikimi i tyre në proceset politike në Kosovë

lajmet-e-rreme-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-proceset-politike-ne-kosove

Mentor Hoxha nga Organizata Fact Checker thotë se numri i faqeve që shpërndajnë lajme të rreme është rritur ndjeshëm pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit në Kosovë.

“Audienca varion nga 500 mijë, por kemi raste të tilla kur audienca shkon deri në mbi 3 milionë që do të thotë se të njëjtin lajm hapet me dhjetra herë nga i njëjti person, aq më tepër se kto faqe sponsorizojnë lajmet e tyre”, shkruan lajmi.net.

Hoxha thotë se motivet patriotike, fetare dhe motivi i ndjeshmërisë prindore shfrytëzohen nga lajmet e rreme për të targetuar sa më shumë lexues.

Ekspertët e gazetarisë dhe politikës po konsiderojnë se këto lajme fiktive mund të ndikojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve. /Lajmi.net/