Lajm i mirë: Moderna efektive edhe pas gjashtë muajsh

lajm-i-mire:-moderna-efektive-edhe-pas-gjashte-muajsh

Studimet vazhdojnë të hulumtojnë se për sa kohë zbulohen antitrupat tek njerëzit që kanë marrë vaksinën.

Nivelet e larta të antitrupave u zbuluan në të gjitha grupmoshat që morën pjesë në provën klinike, me të rinjtë që kishin nivele të larta krahasuar me të moshuarit.

Studiuesit synojnë të vazhdojnë monitorimin e personave në proces për të përcaktuar se kur humbasin antitrupat dhe për të parë se sa mbrojtje shtesë mund të zbatohet me një vaksinë përforcuese, raporton ATSh.

Vaksina e Pfizer u gjet se ishte afërisht 92% efektive pas gjashtë muajsh në një studim të veçantë.

Asnjë numër i saktë nuk është dhënë për vaksinën Moderna.

Të dy vaksinat janë treguar shumë efektive kundër sëmundjeve të rënda