Lajçak njofton se ka takuar sot Vuçiqin, thotë se është radha e Kurtit t’i shkojë në Bruksel

lajcak-njofton-se-ka-takuar-sot-vuciqin,-thote-se-eshte-radha-e-kurtit-t’i-shkoje-ne-bruksel

 

Lajcak ka postuar në Twitter për takimin me Vuçiq dhe fillimin e një jave me shumë punë, ku tregon se do të takohet Albin Kurtin.

“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Lajçak në profilin e tij ka të shkruar titullin si i Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, term ky teknik që nënkupton neutralitetin kundrejt marrëdhënieve Kosovë-Serbi për shkak që 5 vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën si shtet.

Lajcak po ashtu para disa kohëve kishte postuar një foto ku prapa tij shihej një hartë ku Kosova nuk dallohej si e ndarë nga Serbia.