Lagjja e Spitalit dhe Mati1 mbesin pa ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” fajin e lë te pakujdesia e punëkryerësit

lagjja-e-spitalit-dhe-mati1-mbesin-pa-uje-te-pijshem,-kru-“prishtina”-fajin-e-le-te-pakujdesia-e-punekryeresit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se qytetarët e dy lagjeve të Prishtinës po përballen me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të pakujdesisë së punë kryerësit.

“Si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit të KK Prishtinë, në rrugën “Muharrem Fejza” qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme”, njofton KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” thotë se as Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ku sipas tyre tashmë ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU “Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit.

“Pritet të sanojmë shpejt problemin”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Pa ujë të pijshëm janë Lagjja e Spitalit dhe Mati 1.

The post Lagjja e Spitalit dhe Mati1 mbesin pa ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” fajin e lë te pakujdesia e punëkryerësit appeared first on Mesazhi.com.