Lagjja e Spitalit dhe Mati 1 mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

lagjja-e-spitalit-dhe-mati-1-mbesin-pa-furnizim-me-uje-te-pijshem

Nga Kompania KRU Prishtina kanë njoftuar se si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit, në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet, qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme.

“Përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Poashtu pa ujë të pijshëm janë Lagjja e Spitalit dhe Mati 1./Lajmi.net/