Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

Me 79 vota për, asnjë votë kundër është miratuar kjo rezolutë.

Veseli fton të gjithë të bashkohen për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, shpalos planin e tijVeseli fton të gjithë të bashkohen për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, shpalos planin e tij

Po ashtu Kuvendi me 77 vota për ka miratuar rezolutën për Këndin e Kurajës.

Për hartimin e kësaj rezolute kanë punuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike përveç grupit të Listës Serbe dhe rrjedhimisht partitë politike kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje njëzëri të rezolutës.

Në rezolutë, pos tjerash, përmendet të gjitha vendet ku janë kryer masakrat, vrasjet, dhunimet seksuale si dhe dëbimi i më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosova. Aty kërkohet që kryerësit e krimit të njerëzimit, krimit të luftës dhe gjenocidit e dhunës, të dalin para drejtësisë.

Po ashtu, aty përmenden edhe dëmet materiale, shkatërrimi i objekteve të ndryshme fetare e kulturore.

Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë (Foto/Video)Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë (Foto/Video)

Ndër të tjera në seancën e Kuvendit u paraqitën edhe dëshmi përcjellë me fotografi, të grave të dhunuara dhe fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe iniciativa për t’u dënuar gjenocidi serb, është propozuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili ka thënë se duhet krijuar një Tribunal që dënon gjenocidin serb të kryer në Kosovë.