Kushton rreth 4 milionë dollarë, këtë jaht Lamborghini mund ta blejnë vetëm 60 persona

kushton-rreth-4-milione-dollare,-kete-jaht-lamborghini-mund-ta-blejne-vetem-60-persona

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, jahti i frymëzuar nga hiper makina Lamborghini Sián FKP 37, është emëruar për vitin e themelimit të Lamborghini 1963 dhe do të jenë pikërisht 63 persona që do të kenë mundësi ta blejnë.

Ndërtimi me fibra karboni i Tecnomar e bën atë në mënyrë që jahti të jetë në klasifikimin e anijeve “ultra të lehta”.

Ai peshon 24 tonë dhe është i gjatë rreth 20 metra. Ndërsa mundësohet nga dy motorë V12, secili duke bërë 2,000 kuaj fuqi. Jahti ka një çmim prej 3 milionë eurove, ose afërsisht 3.4 milion dollarë. /abcnews.al