Kushtetuesja merr vendim për ankesën e VV-së lidhur me vizitën e ish-presidentit Thaçi tek Haxhi Shala

kushtetuesja-merr-vendim-per-ankesen-e-vv-se-lidhur-me-viziten-e-ish-presidentit-thaci-tek-haxhi-shala

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për ankesën e Vetëvendosjes që kishte të bënte me vizitën që ish-presidenti Thaçi kishte bërë tek shtëpia e ish-deputetit Haxhi Shala, vota e të cilit më pas kishte rezultuar vendimtare për formimin e qeverisë Hoti.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së, “vizitës së Presidentit të Republikës së Kosovës më 3 qershor 2020 në shtëpinë/banesën private të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës“.

“Në kërkesën e tyre, parashtruesit pretendonin që duke përdorur mekanizma jokushtetues, Presidenti ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës, në veçanti të nenit 83 [Statusi i Presidentit], të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 14, të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] në lidhje me paragrafin 3, të nenit 7 [Vlerat], të nenit 65 [Kompetenca e Kuvendit], paragrafi 8, dhe të nenit 16 [Epërsia e Kushtetutës] të Kushtetutës së Republikës”, bëhet e ditur në komunikatën e Kushtetueses.

Parashtruesit gjithashtu kërkuan që Gjykata të mbajë një seancë dëgjimore publike përkitazi me këtë rast. Kërkesa bazohej në paragrafin 6 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 44 [Saktësimi i kërkesës] dhe 45 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 75 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.6 të Kushtetutës dhe me nenet 44 dhe 45 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafin 6 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 44 dhe 45 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 dhe 75.5 të Rregullores së punës, të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve.

The post Kushtetuesja merr vendim për ankesën e VV-së lidhur me vizitën e ish-presidentit Thaçi tek Haxhi Shala appeared first on Mesazhi.com.