Kush është bosi i drogës i arrestuar në Kolumbi, tregun e kishte në shtetet e Ballkanit?

kush-eshte-bosi-i-droges-i-arrestuar-ne-kolumbi,-tregun-e-kishte-ne-shtetet-e-ballkanit?

Forcat e armatosura kolumbiane arrestuan Ottonella gjatë operacionit Osiris në një zonë rurale të rajonit Uraba.

Ai akuzohet për dërgimin e dhjetëra ngarkesave të kokainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe vrasjen e oficerëve të policisë, abuzimin seksual të fëmijëve dhe rekrutimit të të miturve.

Otoniel u arrestua në një zonë rurale pranë kufirit me Panamanë. Në operacionin e arrestimit të tij morën pjesë 500 ushtarë dhe u përdorën 22 helikopterë. Ai nuk përdorte celular, por komunikonte me korrier.

Gazeta “El Tijempo” bëri të ditur se autoritetet arritën të përcaktojnë vendin e saktë se ku u arrestua në fund bosi i drogës dy javë më parë.

Siç thuhet, lëvizjen e tij e kanë ndjekur më shumë se 50 informatorë me ndihmën e imazheve satelitore. Agjencitë amerikane dhe britanike u përfshinë në kërkim, transmeton Indeks.

Ottonel kishte bashkëpunim të vazhdueshëm me emisarët e karteleve meksikane, mafias kalabreze dhe siciliane në Itali dhe ishte një nga bosat që sillte drogën në shtetet e Ballkanit.