Kusari-Lila fajëson “treshen” e LDK-së për dështimin e zgjedhjes së presidentit

kusari-lila-fajeson-“treshen”-e-ldk-se-per-deshtimin-e-zgjedhjes-se-presidentit

Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar, Avdullah Hotin, Agim Veliun, e Driton Selmanaj për mos votim në seancën e presidentit.

Kusari Lila, ka thënë se ata vepruan në kundërshtim me vendimin e partisë.

“Nga LDK ishin 15 deputetë nga të cilët morën pjesë 12 dhe në rast se nuk kemi votimin i bije që do të shkojmë në zgjedhje sepse Hoti, Veliu e Selmanaj refuzuan të marrin pjesë në votim.Sjelljet e tyre janë në kundërshtim me deklaratat e tyre dhe vendimet e subjektit të tyre”, tha ajo.

Kusari-Lila u tha se nuk i di arsyet edhe të disa deputetëve që kanë munguar, por që në rrethanat e krijuara shihet si e domosdoshme që të shtyhet votimi për ditën e nesërme, në mënyrë që të sigurohet që do të kenë votat e mjaftueshme.

“Në rrethanat e krijuara e shohim të domosdoshme që votimin ta shtyjmë për ditën e nesërme në mënyrë që të sigurohemi që do të kemi kushte dhe natyrisht mundësi për të kaluar nga raundi i parë, apo për të zgjedh presidentin në raundin e parë apo në raundin e tretë siç parashihet në Kushtetutën e vendit.Kemi pasur kontakte në të cilat ka pasur përgjigje jo-definitive dhe në fund tërheqje apo mos-përgjigje. Në këto rrethana nuk mund të jap të gjitha specifikat, por shpresoj që jo vetëm ata por edhe deputetë e tjerë që nuk ishin apo nuk u paraqitën të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe obligimin e tyre si deputet të Kuvendit të Kosovës”, shtoi ajo./Lajmi.net/