Kurtit s’i bën fort përshtypje që Bulliqi u rrah me qytetarin, pi kafe me të në Podujevë

kurtit-s’i-ben-fort-pershtypje-qe-bulliqi-u-rrah-me-qytetarin,-pi-kafe-me-te-ne-podujeve

Kurti atje është takuar me të parin e komunës, Shpejtim Bulliqi, të cilit dje iu publikuan pamjet teksa sulmonte fizikisht një qytetar, shkruan lajmi.net.

Madje në fotografitë e publikuara nga qendra e VV-së në Podujevë, shihet se Kurti e Bulliqi edhe kanë pirë kafe bashkë.

Aty prezente është edhe bashkëshortja e Kurtit si dhe kandidatë tjerë për deputetë. /Lajmi.net/