Kurti takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli

kurti-takohet-me-presidentin-e-parlamentit-evropian,-david-sassoli

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur sot në takim nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, Kurti ka falënderuar presidentin Sassoli dhe institucionin që ai drejton, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës, me kërkesën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai është shprehur mirënjohës për rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19.

 

The post Kurti takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli appeared first on Mesazhi.com.