Kurti për vaksinat i vë “faj” edhe Rusisë e Kinës 

kurti-per-vaksinat-i-ve-“faj”-edhe-rusise-e-kines 

Kurti ka  thënë se situata me furnizim me vaksina në Kosovë është delikate, derisa këtë e lidhur edhe me shtetet si Rusia e Kina, që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, e të cilat janë prodhuese të mëdha të vaksinave anti-COVID.

Kurti nuk ka përmendur emrat Kinë e Rusi, por u është referuar si “fuqi të mëdha”.

“Së pari padyshim që do ta kemi edhe planin tonë të punës për të dalur nga kjo krizë ekonomike, por fillimisht duhet nismë me këto masa, pasi gjendja është e rëndë dhe na nevojitet që ta zvogëlojmë numrin. Nuk i shohim ekonomin dhe shëndetin si dy gjera që qëndrojnë në linjë të kundërt. Së shpejti do ta kemi edhe një mbledhje për programin dhe planin e punës. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin e Shqipërisë në lidhje më vaksinimin, kemi kërkuar që kjo tu mundësohet edhe mësimdhënësve, por për këtë gjë më pas kanë vazhduar komunikimin ministrat e shëndetësisë. Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej siç po bëjnë shtete tjera. Prandaj orientimi ynë është evropian edhe euroatlantik më shtetet që na kanë njohur prandaj edhe e kemi qëndrimin tonë të qartë karshi ofertave të ndryshme që mund të na vijnë nga shtetet mosnjohëse. Prandaj situate në këtë aspekt është më delikate se në të gjitha vende tjera të rajonit”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/