Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit me Vuçiqin në Bruksel

kurti-nuk-merr-pjese-ne-takimin-e-11-majit-me-vuciqin-ne-bruksel

Këtë, Kurti e ka thënë para mediave në Bruksel, shkruan lajmi.net.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri Kurti.

Takimi ishte paralajmëruar Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai sot pati takim me homologun e tij belg.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schëartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.  /Lajmi.net/