Kurti nuk e ka bërë publike, Szunyog tregon se BE e ka ftuar për takim bilateral në Bruksel

kurti-nuk-e-ka-bere-publike,-szunyog-tregon-se-be-e-ka-ftuar-per-takim-bilateral-ne-bruksel

Szunyog ka bërë të ditur se ky takim bilateral, pritet të mbahet javët në vijim, njofton Klan Kosova.

”Ne po shpresojmë që kjo të ndodhë mjaft shpejt”.

”Ka tashmë ftesë zyrtare për Kryeministrin [Albin] Kurti që të vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral, si dhe po shpresojmë që kjo vizitë të ndodhë së shpejti, si dhe të vijë Kryeministri [Albin] Kurti, e të diskutojmë se si të vazhdojmë tutje edhe me dialogun”.

”Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet, sepse nuk ka kohë për të humbur”.

Rubikon: Kur mund të prisni që ky takim të mbahet?

”Ky takimi bilateral? Ne po shpresojmë që të bëhet në javët në vijim”.

”Pastaj, do të dimë më saktësisht se si të ecim tutje me dialogun, por gjithsesi besojmë që sa më herët, aq më mirë”.