Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar

kurti-ne-prekaz:-drejtesia-per-familjen-legjendare-jashari-as-qe-ka-filluar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai kujtoi dhe nderoi sakrificën e secilit anëtar të familjes Jashari duke thënë se drejtësia për sulmin e Serbisë as nuk ka nisur.

“Tre breza para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. U sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin dhe kombin tonë. Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasë asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as s’ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”.

Bashkë me Kurtin ishte edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, si dhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt.

The post Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar appeared first on Mesazhi.com.