“Kurti në Kosovë flet për dialogun me një gjuhë, e me ndërkombërët gjuhë tjetër”

“kurti-ne-kosove-flet-per-dialogun-me-nje-gjuhe,-e-me-nderkomberet-gjuhe-tjeter”

“Sigurisht ai atje ka takuar edhe zyrtarë tjerë siç ishte Kryeministri i Belgjikës dhe mirë ka bërë, por  nuk mund të fshehët fakti se vizita ka qenë për dialogun“, tha Ymeri në “Debat Plus”

Ymeri thotë se mund të kuptohet pozicioni i Kurtit në zgjedhje për dialogun por sipas tij kryeministri e ka të panevojshme të deklarojë tash se nuk e ka prioritet dialogun.

“Ndërmjetësuesit përfshirë edhe SHBA-në nuk e mirëkuptojnë këtë pozicion të Kurtit për dialogun”, shtoi ai.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se Kurti po përdorë fjalë tjera në Kosovë e tjera në takim me ndërkombëtarët për dialogun.

“Për konsum të brendshëm Kurti paraqitet i pathyer në raport me dialogun. Por tash e ka marrë një mësim, me ndërkombëtarët flet me gjuhë tjetër për të njëjtën çështje”.

Ymeri thotë se është gabim i opozitës nëse e kritikojnë Kurtin në raport me dialogun pasi sipas tij të gjithë e dinë që dialogu është i domosdoshëm.