Kurti, Haxhiu, Aliu dhe të tjerët nuk do të mund të zëvendësohen në listën e VV-së

kurti,-haxhiu,-aliu-dhe-te-tjeret-nuk-do-te-mund-te-zevendesohen-ne-listen-e-vv-se

Një nga vendimet e publikuara tashmë nga PZAP është edhe ai për listën e kandidatëve për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në vendim bëhet e ditur se refuzohet pjesërisht apeli i Vetëvendosjes, ndërsa është vërtetuar vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, në pjesën e refuzimit të rekomandimit për certifikimin e kandidatëve për deputet të këtij subjekti.

Albin Kurtit, Albulena Haxhiu, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi-Murtezit i pamundësohet kandidimi për shkak të përballjes me ligjin në tri vitet e fundit.

Në vendimin e PZAP-së u theksua gjithashtu se kandidatët për deputet të lartcekur në pikën e parë të këtij vendimi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë, transmeton lajmi.net.

Komisioni Qendror Zgjedhor javën e kaluar mori vendim që të mos certifikojë listat e gjashtë subjekteve politike në vend, në mesin e tyre edhe listën e Lëvizjes Vetëvendosje, të AAK-së dhe Nismës.

KQZ pati bërë të idtur se këto lista nuk certifikohen për shkak që sipas listës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, disa prej tyre kanë dënime në tri vitet e fundit./Lajmi.net/