Kurti dhe shefi i EULEX-it kërkojnë aktivizim të prokurorive në luftimin e krimit dhe korrupsionit

kurti-dhe-shefi-i-eulex-it-kerkojne-aktivizim-te-prokurorive-ne-luftimin-e-krimit-dhe-korrupsionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.

Kryeministri Kurti dhe Wigemark biseduan për situatën aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit.

Wigemark tha se EULEX-i është i përkushtuar për të vazhduar përkrahjen për institucionet dhe për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet aktivizim më i madh i prokurorive të Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

The post Kurti dhe shefi i EULEX-it kërkojnë aktivizim të prokurorive në luftimin e krimit dhe korrupsionit appeared first on Mesazhi.com.