Kurti-Borrellit: Do të vij në Bruksel në mes të muajit maj

kurti-borrellit:-do-te-vij-ne-bruksel-ne-mes-te-muajit-maj

Kurti tha se në mesin e prioriteteve të qeverisjes së tij është punësimi, ekonomia, menaxhimi i pandemisë COVID-19 duke shtuar se dialogu nuk është neglizhuar nga pala kosovare, e për këtë e ka angazhuar zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Ai tha se në mes të majit do të vizitoj Brukselin me ftesën e Josep Borrell dhe se ka porositur atë se mund të llogarisë në gatishmërinë e institucioneve të Ksoovës, për të vazhduar këtë proces.

“Kemi ardhur të diskutojmë hapur në mënyrë miqësore, ashtu siç e përmendët ju . Kjo është vizita ime e parë si kryeministër i Kosovës. Kemi takuar zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian dhe sot takova edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.Më vonë do të kem edhe takime të tjera.Ne jemi duke u ballafaquar me situatën e pandemisë dhe Kosova është një prej vendeve, ende nuk e merr me mend të marr vaksinën nga Rusia dhe Kina, ne shikojmë drejt BE-së. Ky është drejtim për të ardhmen dhe ky është orientimi ynë.Ne kemi pasur një fitore të madhe me 14 shkurt, unë muaj më parë e mora zyrën si kryeministër, këtu jam me dy zëvendësit e mi, Besnik Bislimi dhe  dhe Donika Gërvalla.Duam të tregojmë se kjo vizitë e jona nuk është vetëm simbolike dhe me këtë delegacion kemi takuar 5 komisioner, kemi zhvilluar takime të shumta.Ne duam që të vendosim në një linj të gjitha çështjet e qeverisjes në përputhje me vizionin e Bashkimit Evropian. Ne shikojmë përpara të kemi bashkëpunim të ngushtë”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai poashtu deklaroi se mund të llogarisin në gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut.

“Dy prioritetet për ne, është çështja e punësimi, drejtësia, pandemia, ku kemi marrë 24 mijë vaksina në fund të marsit dhe në fillim të majit do të marrim. Ne kemi nevojë për shumë vaksina, në mënyrë që edhe diaspora jonë të vijë gjatë verës, sepse diaspora jonë është gjysma e buxhetit të Kosovë dhe ne jemi shumë të varur nga ta.Dialogu nuk është neglizhuar nga ne, prandaj zëvendëskryeministri është i ngarkuar me këtë çështje. Unë do të vijë në mes të muajit maj, ku ju keni organizuar darkë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në gatishmërinë tonë për të vazhduar me dialogun”, tha tutje ai./Lajmi.net/