Kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë, e quan Republika e Dytë Shqiptare

kryetari-i-tuzit-nik-gjeloshaj-uron-kosoven-per-diten-e-pavaresise,-e-quan-republika-e-dyte-shqiptare

Sot, ai uroi Kosovën per shpalljen e Pavarësisë teksa theksoi se po feston Republika e dyte Shqiptare.

“Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë. Kjo është festë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi!”

Në mbrëmje, pasi mungoi urimi i qeverise malazeze ndaj Kosovës, Nik Gjeloshaj u bë protagonist teksa në godinën e Komunës se Tuzit u shfaqen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në faqen e tij zyrtare Gjeloshaj thumboi kryeministrin malazez dhe qeverinë ku shkruan: “Përshëndetje nga Komuna e Tuzit për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapić!!”

Pas këtij statusi, mediat serbe dhe ato malazeze shpërthyen në akuza duke e quajtur një provokim të turpshëm dhe skandaloz të kryetari të Tuzit.