Kryetari i Preshevës merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

kryetari-i-presheves-merr-dozen-e-pare-te-vaksines-anti-covid

Kësisoj edhe shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës tashmë kanë nisur të vaksinohen.

Është vetë kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i cili njoftoi se mori dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, transmeton lajmi.net.

Arifi tha se vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi.

“Falënderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë”, tha ai./Lajmi.net/