Kryesia e Kuvendit procedon projektligjin për Zgjedhje për mendim në qeveri

kryesia-e-kuvendit-procedon-projektligjin-per-zgjedhje-per-mendim-ne-qeveri

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi nismën legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, pas diskutimeve, Kryesia procedoi projektligjin për mendim në qeveri.

The post Kryesia e Kuvendit procedon projektligjin për Zgjedhje për mendim në qeveri appeared first on Mesazhi.com.