Kryeparlamentari Konjufca në darkë me militantët e VV-së, masat antiCovid nuk vlejnë për të fortit

kryeparlamentari-konjufca-ne-darke-me-militantet-e-vv-se,-masat-anticovid-nuk-vlejne-per-te-fortit

Përderisa qytetarët dënohen çdo ditë për mosrespektimin e masave antiCovid të vendosura nga Qeveria Kurti, si duket kjo masë nuk vlen për kryeparlamentarin Konjufca dhe disa miq të tij që e kanë shoqëruar atë në një darkë.

Masat antiCovid nuk lejojnë grumbullimin e qytetarëve në hapësira të mbyllura, derisa gastronomia funksionon vetëm me shërbimin ‘take-away’ (merr me vete).

Por këto kufizime nuk po vlejnë për të fortit e e VV-së që janë në pushtet, në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga një militant i VV-së, kryeparlamentari i Kosovës si dhe numri dy i VV-së, Glauk Konjufca, falënderohet për darkën.

“Faleminderit kryeparlamentarit Glauk Konjufca”, ka shkruar njëri nga bashkëshoqëruesit në darkën që Konjufca përkundër kufizimeve ka shtruar në një restorant.

Duhet theksuar se nga data 7 prill gastronomia ka qëndruar e e mbyllur. Ndërsa nga nesër hynë në fuqi masat e reja antiCovid.