Kryeministri pakistanez takohet me princin saudit Bin Salman

kryeministri-pakistanez-takohet-me-princin-saudit-bin-salman

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite zhvilloi një takim me princin e kurorës Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, princi Salman ka pritur kryeministrin Khan në rezidencën Al-Salam në qytetin Xheda.

Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët si dhe çështjet për shkëmbimin reciprok të ideve në fushën e interesit të përbashkët rajonal dhe në arenën ndërkombëtare.

Bin Salman dhe Khan krahas forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve në kuadër të vizionit 2030 të Arabisë Saudite, vlerësuan punimet e zhvilluara për gjetjen e zgjidhjes politike për luftën në Jemen.

Në kuadër të takimit, ministrat përkatës të dy vendeve nënshkruan dy marrëveshje dhe dy memorandume mirëkuptimi për të zhvilluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme. /aa

The post Kryeministri pakistanez takohet me princin saudit Bin Salman appeared first on Mesazhi.com.