Kryeministri libian dënon sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa

kryeministri-libian-denon-sulmet-e-izraelit-ne-xhamine-al-aksa

Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibah nëpërmjet një mesazhi në median sociale dënoi sulmin e policisë izraelite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndodhemi gjithmonë pranë luftës së drejtë të popullit të Palestinës. Dënojmë sulmin e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa e cila është kibleja jonë e parë. Gjithashtu dënojmë zhvendosjen e pashembullt të palestinezëve nga vendet e tyre”, ka thënë Dbeibah.

Ai ka tërhequr vëmendjen se këto veprime të qeverisë izraelite minojnë procesin e paqes. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të përmbushë përgjegjësinë për të gjetur një zgjidhje të drejtë në interesin e palestinezëve”, tha Dbeibah. /aa

The post Kryeministri libian dënon sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.