Kritikohet Danimarka pasi dëbon refugjatët Sirian

kritikohet-danimarka-pasi-debon-refugjatet-sirian

Shteti i Danimarkës është vënë nën kritika pasi është bërë shtet i parë që u thotë refugjatëve të kthehen në vendin e tyre.

Shteti Skandinav ua ka hequr leje qëndrimin 94 refugjatëve Sirian pasi ka llogaritur se Damasku dhe zonat përreth janë zona të sigurta për të jetuar.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë reaguar ndaj kësaj lëvizjeje të Kopenhagës për të dërguar refugjatët në vendin që mbetet i shkatërruar nga lufta.

“Që qeveria daneze kërkon të detyroj njerëzit prapa në duart e këtij regjimi brutal është një fyerje e tmerrshme ndaj ligjit për refugjatët dhe të drejtave të njeriut për t’u siguruar nga persekutimi,” tha Steve Valdez Symonds nga Amnesty International.

Kjo masë nga Danimarka vjen në kohën kur hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se mijëra civil kanë kaluar nëpër vuajtje të paimagjinueshme në vendin e shkatërruar nga lufta, duke përfshirë torturat, dhunën seksuale dhe vdekjet në paraburgim gjatë konfliktit gati dhjetë vjeçar.

Në raportin e lëshuar të hënën nga Kombet e Bashkuara gjithashtu thuhet se dhjetëra mijëra civilëve që u arrestuan nga regjimi sirian u janë zhdukur gjurmët dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. /Mesazhi.com

The post Kritikohet Danimarka pasi dëbon refugjatët Sirian appeared first on Mesazhi.com.